Rrufeja vret 15 kokë bagëti në Gramsh, shpëtojnë mrekullisht 4 çobanët

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Gramsh, ku shkrepëtima e rrufesë ka vrarë 15 kokë bagëti. Fatmirësisht nga rrufeja kanë shpëtuar katër çobanët.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Broshtan, rreth orës 15:30, kur në zonë kanë filluar reshjet e shiut. Çobanet kanë qenë duke mjelë bagëtitë në orarin e drekës, kur papritmas vetëtima e rrufesë ka goditur në një peme, e cila ndodhet brenda rrethimit të vathës, e si pasojë kanë ngordhur 15 krerë dhi.

Sajmir Kumria, pronar i tufës së dhive, tregon videot me bagëtitë e ngordhura në vath. Të katër çobanët janë të traumatizuar nga ç’kanë parë në momentin kur rrufeja ka goditur mbi bagëtinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu