Rruga e Arbrit ende e bllokuar nga reshjet e dëborës, shënohen 2 aksidente

0

– Rruga e Arbërit vazhdon që të jetë e bllokuar për shkak të dëborës, kur kanë kaluar vetëm disa orë nga inagurimi i saj nga vetë kryeministri Edi Rama. Reshjet e dëborës që kanë kapur të papërgatitur udhëtarët e shumtë kanë bërë që të krijohen radhë të gjata makinash, por kanë shkaktuar edhe aksidente.

Siç duket edhe nga pamjet e mësipërme, dy mjete kanë dalë nga rruga por fatmirësisht nuk raportohet se ka njerëz të lënduar. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka lajmëruar të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të kalojnë në këtë aks të pajisen me zinxhirë pasi ndryshe qarkullimi është i pamundshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu