Në një postim në Facebook Rama tha se këto janë pamjet finale të rrugës e cila pritet të hapet pas disa ditësh për të gjitha automjetet.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një pamje nga rruga e re drejt përfundimit Kardhiq-Delvinë.
Në një postim në Facebook Rama tha se këto janë pamjet finale të rrugës e cila pritet të hapet pas disa ditësh për të gjitha automjetet.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje thuajse finale, fare pak ditë para se të hapet për të gjitha automjetet, rruga e re kombëtare Kardhiq-Delvinë e deri në Sarandë, ju uroj një të diel të qetë.”-shkruan Rama.
Aksi rrugor Kardhiq–Delvinë ka një gjatësi 33 km dhe përshkon rrethin e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës. Punimet për ndërtimin e tij nisën në vitin 2009, por vazhdimësia e projektit është ndërprerë.
Projekti për ndërtimin e rrugës Kardhiq – Delvinë, është një nga projektet e paketës transformuese për zhvillimin e infrastrukturës me impakt në ekonominë dhe turizmin e vendit.