Rrugët e bllokuara,4 shkolla në Elbasan nuk zhvilluan mësim sot

0

Prej 3 ditësh reshjet e dëborës kanë ndalur por shumë fshatra të bashkisë së Elbasanit vijojnë ende të jenë të bllokuara. Të paktën 10 fshatra si Labinot Mal, Qerret, Shmil, Mollagjesh, Qafë, Ben, Dritëz, Cerrujë, Plangaricë dhe njësia Gracen vijojnë të kenë rrugë të pakalueshme. Situata më problematike paraqitet në njësinë Labinot mal ku kalimi është thuajse i pamundur. Banorët e Labinotit thonë se prej 4 ditësh janë të bllokuar nga bora dhe fadroma e dërguar para dy ditësh nuk bëri asgjë.

Agjensia e Shërbimëve Publike në Elbasan disponon vetëm 2 fadroma çka e bën të pamundur ndërhyrjen në të gjithë fshatrat për tju ardhur në ndihmë banorëve. Situata paraqitet akoma më e keqe në fshatin Qerret të bashkisë Elbasan ku rruga është krejtësisht e bllokuar dhe banorët të izoluar.

Si pasojë e rrugëve të bllokuara vijon i pezulluar mësimi në 4 shkolla të bashkisë së Elbasanit për shkak së rrugët janë të bllokuara.

Shkollat qe nuk kane zhvilluar mesim sot jane:

QENDER
1. SHB “Ibrahim Bozhiqi”, Qafe,  Elbasan
2. Shkolla 9-vjeçare Gur i zi, Elbasan
3. Shkolla 9-vjeçare “Rame Karagjozi”.Qerret, Elbasan
VARTESE
1.Shkolla fillore vartëse Labinot Mal, Elbasan. Per ditet e neserme shpresohet te mos kete asnje shkolle te bllokuar. Kjo do te varet nga pastrimi i rrugeve prej debores si dhe kushtet e motit.