“Rrugët gropa-gropa janë mbushur plot me ujë”/ Tregu Industrial në Gjirokastër me kushte skandaloze

0

Moti me shi i këtyre ditëve ka vështirësuar punën e tregtarëve në Tregun Industrial në Gjirokastër duke qenë se reshjet kanë depërtuar brenda ambjenteve të tij.

Gazetarja e Fax News Ervina Shehaj raporton se ky treg industrial është ndërtuar që në vitin 2018 në një truall që është marrë me qera nga Bashkia dhe ende nuk e ka marrë në dorezim.
Nga pamjet e siguruara shihet se Tregu industrial nuk ka as kushtet minimale për të punuar dhe 80 tregtarët të cilët operojnë aty janë mjaft të shqetësuar për situatën dhe se pavarësisht kësaj paguajnë qera mujore.

Tregtarët shprehen se u është dëmtuar malli për shkak të reshjeve duke u kamufluar me disa kova të cilat nuk janë aspak të përshtatshme. Momentalisht nuk ka reshje shiu por mbetet për tu parë cfarë do të ndodhë në orët në vijim

Kemi 3 ditë kështu, jemi ankuar në Bashki dhe asnjë përgjigjie, rruga është gropa gropa të mbushura plot me ujë”- u shpreh një nga tregtaret.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu