Rrugët në veri të Kosovës mbushen me postera kundër Radoiçiç: Vrasës i serbëve dhe terrorist (FOTO)

0

KOSOVË- Rrugët në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan janë mbushur me postera kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

Përmes posterave që janë vendosur në vende të ndryshme, Radoiçiç akuzohet për vrasjen e shumë serbëve.

“Kush është Radoiçiç? Patriot i rrejshëm i dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë. Pronar i një laboratori të drogës. Krimineli që abuzoi me rininë tonë për pasurim personal. Terrorist. Thuani JO organizatës terroriste (Listës Serbe)”, thuhet në disa nga posterat e vendosur në komunat veriore.

Fotografitë janë publikuar nga zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviç. Ai ka shpërndarë fotografitë derisa ka shkruar se “Ja çfarë mendojnë serbët për kryebanditin e Listës Serbe”.

Kujtojmë se më 24 shtator, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic. Në përleshjet e armatosura, u vranë edhe tre sulmues serbë. Policia konfiskoi, po ashtu, sasi të madhe armatimi.

Radoiçiç e mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se “personalisht” e ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu