Rrugorja e Shkodrës rrit sigurinë për festat e fundvitit, për 2 javë ndëshkohen 1018 drejtues mjetesh për tejkalim shpejtësie

0

Policia e Rrugores e Shkodrës ka marrë masa të zgjeruara në të gjitha akset rrugore për të garantuar mbarëvajtjen e festave të fundvitit.

Si pasojë e rritjes së vigjilencës dy javët e fundit janë ndëshkuar me masa administrative në total 1926 drejtues mjetesh të ndara në disa grupe, ku bie në sy ndëshkimi i 1018 drejtues mjetesh për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara.

Njoftimi i Policisë:

📍/ Policia Rrugore e Shkodrës është e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore dhe në qendrat e qyteve të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut, për shkak edhe të fluksit të shtuar të automjeteve, në prag të festave të fundvitit.👮🏻♀️👮🏻♂️ 🚔

Gjithashtu, monitorojnë pandërprerë akset rrugore në qendrat e qyteve, por jo vetëm, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si edhe parkimet e gabura që bëhen pengesë për qarkullimin në qytet.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë dy jave: janë proceduar në gjendje të lire 3 shtetas për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore, 📈 janë ndëshkuar administrativisht në total 1926 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

•Janë ndëshkuar 1018 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

•Janë ndëshkuar 221 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

•Janë ndëshkuar 68 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

•Janë ndëshkuar 26 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

•Janë ndëshkuar 108 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

•Janë ndëshkuar 409 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e DVP Shkodër, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,🚦🚸 të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, drejtuesit e mjeteve të moderojnë shpejtësinë, t’u japin përparësi këmbësorëve në vijat e bardha dhe të shmangin parkimet e gabuara, 🚫 të cilat bëhen shkak për bllokimin e levizjes së automjeteve të tjera🚘, pasi ndaj tyre do të meret masë administrative, ndërsa automjetet do të largohen me karrotrec,🚔 në mënyrë që destinacioni i drejtuesve të mjeteve dhe i përdoruesve të tjerë të rrugës të jetë i sigurtë. 🙏

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu