Ruajtja e raporteve të mira me Trump dhe Biden/ Rama: Jam kryeministri më i gjatë por përfaqësoj një vend të vogël që ka nevojë për miq

0

Rama përmendi disa raste ku Shqipëria sipas tij nuk ka mbajtur anë, duke vënë theksin tek marrëdhëniet e shtetit tonë me Greqinë dhe Turqinë.

PRAGË- Kryeministri Edi Rama në forumin “GLOBSEC” me moderatorin Steve Clemons, u pyet lidhur me mënyrën sesi ai arrin të mbajë marrëdhënie të mira me dy palët kundërshtare Trump-Biden. Rama u shpreh se ndoshta mund të jetë kryeministri më i gjatë por përfaqëson një vend të vogël i cili ka nevojë për miq.

Rama përmendi disa raste ku Shqipëria sipas tij nuk ka mbajtur anë, duke vënë theksin tek marrëdhëniet e shtetit tonë me Greqinë dhe Turqinë.

“Shqipëria është mike me Greqinë dhe Turqinë, si mund të marrim anë? Ne mendojmë si të forcojmë miqësitë me të dyja vendet.” u shpreh Rama.

Më tej Kryeministri thotë se sipas tij është më mirë që të flasësh me njerëzit, madje dhe të mos biesh dakord, se të mos flasësh dhe të shtosh mosmarrëveshjet.

Pjesë nga biseda:

Moderatori Steve Clemons: Njiheni që keni marrëdhënie shumë të mirë me pjesëtarë të Trump kur ka qenë president, por edhe me ekipinin e Bidenin. Si menaxhoni me të dyja anët. Kushner po zhvillon një pjesë të bukur në Shqipëri, mund të bëjë këtë dhe një pasardhës i Biden. Si lundroni në këto personalitete botërore?

Edi Rama: Jam rritur në kohët e komunizmit, në një regjim të pamëshirshëm, komunistët thoshin miqtë e miqve tanë, janë miqtë tanë dhe me armiqtë po ashtu. E shoh që kjo bëhet mënyrë sjelljeje dhe e demokratëve në Evropë dhe Amerikë. Unë nuk besoj te kjo. Ndoshta jam kryeministri më i gjatë këtej, jam i vetëdijshëm që përfaqësoj një vend të vogël që ka nevojë për miq. Shqipëria është mike me Greqinë dhe Turqinë, si mund të marrim anë? Ne mendojmë si të forcojmë miqësitë me të dyja vendet. Unë jam mik i mirë me Melonin. I kam shpjeguar të mive që s’është ide e mirë të mendohem si tradhtar nëse shkoj flas te një takim i saj. Unë besoj që të flasësh me njerëzit, madje dhe të mos biesh dakord, është më mirë se të mos flasësh dhe të shtosh mosmarrëveshjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu