Rudina Dembacaj: Nuk varet nga unë nëse dua fëmijë!

0

Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e “Rudinës”, ku ka treguar më shumë gjëra në lidhje me jetën e saj dhe planet pas martesës me Mark Frrokun. Mirëpo, a është një fëmijë në planet e tyre?! Këtë e ka zbuluar vetë Rudina.

Pjesë nga intervista:

Rudina Magjistari: Ndërkohë, Rudinë, planet e tjera pas dasmës, natyrisht që kur urohen, themi “Të trashëgoheni!” E keni në plan së shpejti, ndoshta?

Rudina Dembacaj: Edhe mos ta kem unë, tani s’më pyet njeri.

Rudina Magjistari: Kështu që është në planet tuaja?

Rudina Dembacaj: Kisha kohë që thoja “prit njëherë sa të jetë Viki 5 vjeçe”. Viktoria bën 5 vjeçe në fund të dhjetorit, erdhi. Pastaj nxora justifikimin “prit pak, pas dasme do e bëjmë një fëmijë”. Iku dhe dasma, tani s’ka më justifikime.

Rudina Magjistari: Pse duhet të ketë?

Rudina Dembacaj: Bëj shaka, realisht tani është tamam momenti dhe Viktoria kërkon pafund një motër, ç’të na japë Zoti, por e kërkon një motër të vogël sepse “unë nuk e laj dot Ertën” thotë, “unë dua një motër ta laj vetë siç më lan Erta mua”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu