Rudina Hajdari bën thirrje nga Elbasani/ Dil dhe voto Nsimën

0

Deputetja Rudina Hajdari, e cila kryeson listën e Nismës Thurje për qarkun e Elbasanit, ka bërë thirrje nga ky qytet që qytetarët të otojnë në 25 prill partinë e saj.

Ajo thotë se ka vetëm një mënyrë për të dalë nga rrethi vicioz i korrupsionit, krimit, emigracionit, varfërimit, papunësisë e shkatërrimit, dhe kjo është duke votuar Nismën Thurje.

Hajdari bën thirrje që të mbështeten të rinjtë dhe e ardhmja, duke ndëshkuar me votë të shkuarën.

“Ka vetëm një mënyrë për të dalë nga rrethi vicioz i korrupsionit, krimit, emigracionit, varfërimit, papunësisë e shkatërrimit.

Vota në 25 Prill!

Mbështet të rinjtë dhe ndëshko të vjetrit!

Mbështet të ardhmen dhe hidhe pas të shkuarën!

Në 25 Prill Dil dhe voto Nisma Thurje”, shkruan Hajdari.