Përplasja me gazetaren Edona Haklaj, pedagogu i njohur nuk përmbahet

0

Pedagogou i gazetarisë, Ervin Goci, ka reaguar ashpër ndaj dhunimit që kryeministri Rama i bëri gazetares së Faxnews, Edona Haklaj, sepse kjo nuk mbante maskë.

Goci i bën thirrje të gjithë gazetarëve që të mos tolerojnë dhunën fizike të kryeministrit, por t’ia lëshojnë me mikrofon në lule të ballit nëse ky i fundit i dhunon fizikisht.

Statusi i plotë i profesorit të gazetarisë, Ervin Goci:

Edi Rama ka qef qe gazetaret t’i rrine si stativ, si maniket qe ekspozojne kanotieren, dhe mundesisht te vene maske ; kur i prishet dekori, pervesh menget dhe e rikompozon vete, duke i prekur dhe fizikisht.

Ne fakt shtytja ndaj Edona Haklaj, pergjate nje interviste, perveçse cenim i integritetit fizik te nje personi, dhe dhunim per shkak te profesionit, ka nga pas te gjithe perçmimin qe ka per mediat dhe gazetaret, qe i konsideron si sklleverit e tij qe mund t’ cenoje sa here t’i prishet dekori.

E kam bere dhe njehere tjeter si apel per gazetaret qe rropaten per mbijetese me rroga fyese dhe po e perseris – sa per t’ju thene qe nuk e kisha per shaka heren e pare – nese ju prek fizikisht, leshojani me mikrofon ne lule te ballit, nese ju kercenon, mbylljani gojen, nese ju poshteron, braktiseni dhe lereni te flase me memet neper ekranet boshe…te nesermen duhet te shkoni ne Prokurori qe ta kallzoni, dhe pastaj ne Gjykate per ta paditur..vetem kshu merr vesh..bullist peseleksh..

Ditën e sotme një incident përfshiu gazetaren Edona Haklaj dhe kryeministrin Rama, me këtë të fundit që e shtyu gazetaren për shkak se nuk kishte maskë por në vend të saj po përdorte shallin, duke qenë se e kishte harruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu