Rudolf Nikolli: Ja pse i qëllova besimtarët brenda xhamisë

0

 

34-vjeçari Rudolf Nikolli, i cili akuzohet për plagosjen e 5 personave në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë, e ka pranuar krimin e rëndë përpara gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar ndaj tij masën e arrestit me burg, ndërsa ka shprehur dhe frikën dhe shqetësimet e vazhdueshme që kishte, pasi aludon se persona të caktuar e përndiqnin.

Mësohet se prokuroria ka sekuestruar telefonin e Nilollit, mjetin prerës si dhe disa kartela mjekësore, pasi dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nikolli: Jetoj me vëllanë në shtëpi me qera. Kam jetuar në Tiranë dhe Klos. Kam mbaruar shkollën e mesme dhe një vit kam studiuar për gjermanisht. Avokatin ma ka zgjedhur vëllai.

Prokuroria: Kërkojmë arrest me burg për Rudolf Nikollajn. Drejtoria e antiterrorit ka referuar materialet në prokurori për veprime me qëllime terroriste. Në datë 19 rreth orës 3, Nikolli ka hyrë në xhami dhe me thikë, ka goditur disa besimtarë.

Pas kësaj Nikollaj ka tentuar të largohet por me ndërhyrjen e qytetarëve dhe policisë është arrestuar. Ngjarja është fiksuar nga kamerat e xhamisë. Në dëshmine e tij Nikolli ka thënë se ka hyrë në xhami dhe ka parë 10 persona brenda.

Ai ka treguar se këtë fakt e ka kryer pasi ka shumeë kohë që disa besimtarë myslimanë e ndjekin deri në shtepi dhe prandaj i ka qëlluar. Gjatë hetimeve ka rezultuar se Nikolli ka marrë mjekime në spitalin psikiatrik dhe është sekustruar kartela e tij. Hetimet vazhdojnë. Ka dyshime se i arrestuari ka shkuar në xhami në kohën kur po kryheshin faljet dhe ka sulmuar besimtarët. Këto veprime kanë përhapur panik tek qytetarët. Prokuroria i kërkon gjykatës që Nikolli të hetohet me masën e arrestit.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu