Rusia akuzon Perëndimin për përhapjen e dezinformatave mbi pushtimin e Ukrahinës

0

Rusi-Rusia dhe Ukrahina nuk kanë qenë kurrë kaq pranë luftës. Sipas së përditshmes CNN, Ministria e Jahstme ruse, ka kritikuar vendet dhe e mediat perendimore për përhapjen e dezinformatave, mbi pushtimin e mundshëm të Ukrahinës, duke theksuar se ata po e bënin këtë “për të larguar vëmendjen nga veprimet e tyre agresive”.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse vjen vetëm disa orë përpara një telefonate të pritshme midis presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin, dhe menjeherë pas paralajmërimit të SHBA-ve, për tërheqje të mënjehershme te trupave në kufinj.

Në deklartë u theksua se në fund të vitit 2021 dhe fillim të 2022-it, i gjithë globi u përball me një fushatë mediatike të paprecedentë në shkallën dhe sofistikimin e saj, qëllimi i së cilës është të bindë komunitetin botëror se Federata Ruse po përgatit një pushtim të territorit të Ukrainës.

Ndërkaq këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ka paralajmëruar se një sulm rus ndaj Ukrainës mund të fillojë së shpejti, duke përfshirë bomba dhe raketa.

Sullivan këshilloi të gjithë amerikanët që të largohen nga vendi sa më shpejt që të jetë e mundur për sigurinë e tyre, duke i bërë jehonë thirrjes së një numri në rritje të ambasadave që po bëjnë të njëjtën gjë.

Biden dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken më herët deklaruan  se SHBA-ja është shumë e shqetësuar për situatën, duke përfshirë forcat e reja që mbërritën në kufirin ukrahinës.

Kremlini ka mohuar prej kohësh se po planifikon të sulmojë dhe ka argumentuar se mbështetja e NATO-s për Ukrainën, duke përfshirë rritjen e furnizimeve me armë dhe trajnimin ushtarak, përbën një kërcënim në rritje në krahun perëndimor të Rusisë.

Përshatur nga CNN