Kandidatja e PS shkel kodin Zgjedhor, përdor burimet shtetërore në fushtë (Prania e Çakos)

0

Kandidatja e Partisë Socialiste në Shkodër, Majlinda Angoni ka shkelur dy nene të Kodit Zgjedhor. Ditë ne sotme, Angoni ka zgjedhur të zhvillojë një takim me banorët e fshatit Obot, por në shkelje të Kodit Zgjedhor, duke përdorur burimet shtetërore. Konkretisht kandidatja e PS-së inspektoi një banesë të djegur ne fshatin me kreun e Emergjencave Civile, Haki Çako. Ajo u premtoi banorëve rindërtimin e shtëpisë, duke shkepur nenin 91 të Kodit Zgjedhor. Në këtë rast është shkelur edhe neni 92 i Kodit Zgjedhor, që ndalon veprimtaritë e institucioneve publike në fushatë, pra prania e Çakos si kreu i Emergjencave Civile.

Ç’thotë neni 91:

Neni 91 Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore (ndryshuar me ligjin nr. 101/2020, datë 23.7.2020)
Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore (ndryshuar me ligjin nr. 101/2020, datë 23.7.2020) 1. Me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj, nuk mund të përdoren ose të vihen në mbështetje të kandidatëve, të partive politike ose të koalicioneve në zgjedhje burime të organeve apo enteve publike në nivel qendror ose vendor, apo çdo lloj enti tjetër ku shteti zotëron kapitale apo kuota ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues të entit, pavarësisht nga burimi i kapitalit ose pronësia. 61 2. Në kuptim të këtij neni, “burime” quhen asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të parashikuara në nenin 142 të Kodit Civil, si dhe çdo burim njerëzor i institucionit. Me përdorim të “burimeve njerëzore” kuptohet përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore. Me përdorim të burimeve njerëzore kuptohet gjithashtu premtimi ose ofrimi i përfitimeve nëpunësve publikë, ose nxënësve për të marrë pjesë në veprimtari që lidhen me fushatën zgjedhore jashtë orarit të punës ose mësimit, si dhe ushtrimi i presionit ndaj tyre për këtë qëllim. 3. Gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike, me përjashtim të rasteve të përligjura. Konsiderohen raste të përligjura rastet kur lëvizja apo lirimi nga puna vjen si rrjedhojë e shkeljeve, sipas legjislacionit përkatës, ose marrja në punë bëhet brenda strukturës dhe organikës në fuqi përpara fushatës zgjedhore nga institucioni apo enti publik në përmbushje të misionit të tij. Bëjnë përjashtim rastet e emergjencave për shkak të ngjarjeve të paparashikuara që diktojnë marrjen në punë. 4. Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore. 5. KQZ-ja nxjerr udhëzime të hollësishme për të përcaktuar përdorimin dhe shpërdorimin e burimeve publike.

Ç’thotë neni 92:

Neni 92 Veprimtaritë e institucioneve publike në fushatë (ndryshuar me ligjin nr. 101/2020, datë 23.7.2020)
Financimi i subjekteve zgjedhore nga fondet jopublike 1. Subjektet zgjedhore dhe kandidatët e tyre mund të marrin fonde për qëllime të fushatës së tyre zgjedhore vetëm nga persona fizikë ose juridikë vendas. Për qëllim të këtij ligji, konsiderohet person fizik vendas edhe shtetasi shqiptar me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. 2. Shuma që çdo person fizik ose juridik mund t’i japë një subjekti zgjedhor, përfshirë kandidatët e tij, nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë ose kundërvlera në sende ose shërbime. Vlera e shumës sipas fjalisë së parë të kësaj pike, indeksohet nga KQZ- ja çdo pesë vjet sipas normës së inflacionit. 3. Ndalohet dhënia e fondeve nga një person juridik apo çdo aksionar i tij nëse ndodhet në një nga kushtet e mëposhtme: a) ka përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione në 3 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë. Ky ndalim zbatohet edhe në rastin e nënkontraktimeve apo të kontratave të partneritetit publik privat; b) ushtron veprimtari në fushën e medias; c) ka qenë partner me fonde publike në projekte të ndryshme; ç) ka detyrime monetare ndaj Buxhetit të Shtetit ose ndaj çdo institucioni publik. 63 Ky detyrim nuk zbatohet nëse aksionari i zotëron këto aksione si rezultat i ofertës publike. 4. Personat fizikë ose personat juridikë, që i kanë bërë dhurime një subjekti zgjedhor apo kandidatëve të tij në zgjedhje, nuk mund të përfitojnë për periudhën deri 3 vjet pas datës së zgjedhjeve kontrata publike, kontrata të partneritetit publik privat ose në çdo mënyrë tjetër fonde me vlerën totale që tejkalon shumën prej 10 milionë lekësh, përfshirë edhe si nënkontraktues të një kontrate/koncesioni publik. 5. Subjekti zgjedhor është i detyruar të bëjë publike dhe të sigurojë akses të plotë e të pandërprerë të të tretëve në bazën e të dhënave, ku subjekti zgjedhor regjistron dhurimet, huat ose kreditë e përfituara nga ai dhe kandidatët e tij, për të gjitha vlerat e barabarta dhe më të larta se 50 mijë lekë.