Rusia dërgon miliarderin japonez në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

0

Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa nisi sot udhëtimin e tij të gjatë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Mediat e huaja shkruajnë se raketa ruse u nis sot drejt hapësirës nga  Kazakistani.

Miliarderi japonez pritet të kalojë 12 ditë në hapësirë dhe është personi i parë që viziton stacionin vitet e fundit. Gjatë qëndrimit të tij Maezawa ka premtuar të kryejë 100 detyra gjatë qëndrimit në Stacionin Hapësinor, të nxjerra nga një listë sugjerimesh të kontribuar nga publiku.

Në një koferencë më parë miliarderi tha se udhëtimi ishte një “ëndërr e realizuar”.

” Ëndrrat mund të bëhen realitet, “– shkroi miliarderi në Twitter përpara se të hipte në anijen kozmike Soyuz me tre vende , me kozmonautin rus Alexander Misoustin si pilot.

 

Yusaku Mezawa , themeluesi i ‘Zozo’, një biznes i suksesshëm i paisjeve në internet, dhe ndihmësi i tij Yozo Chirano u bënë turistët e parë hapësinorë që udhëtuan në ISS në më shumë se një dekadë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu