Rusia ‘FITON’ mbi 90 miliardë euro nga eksportet e lëndëve djegëse në 100 ditë luftë

0

RUSI- Qendra e Kërkimeve mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër me bazë në Finlandë (CREA), ka njoftuar se Rusia ka fituar 93 miliardë euro nga eksportet e lëndëve djegëse fosile gjatë 100 ditëve të para të luftës në Ukrainë. Shumica e tyre janë dërguar në Bashkimin Evropian me një çmim mesatar eksporti rreth 60% më të lartë se vitin e kaluar.

“BE po shqyrton sanksione më të rrepta kundër Rusisë, Franca ka rritur importet e saj për t’u bërë blerësi më i madh në botë. Meqenëse shumica e këtyre janë blerje të momentit dhe jo kontrata afatgjata, Franca me vetëdije po vendos të përdorë energjinë ruse në gjatë pushtimit të Ukrainës nga Moska,” tha Analisti i CREA Lauri Myllyvirta.

Sipas The Guardian, Importuesit kryesorë ishin Kina me 12.6 miliardë euro, Gjermania 12.1 miliardë dhe Italia 7.8 miliardë sipas raportit.

Të ardhurat e Rusisë nga karburantet fosile vijnë së pari nga shitja e naftës së papërpunuar 46 miliardë euro nga produktet e naftës, gazi natyror dhe qymyri.

Çmimet mesatare të eksportit të Rusisë ishin rreth 60% më të larta se vitin e kaluar. Disa vende kanë rritur blerjet e tyre nga Moska, duke përfshirë Kinën, Indinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Francën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu