NASA tha të hënën se astronauti i saj, Mark Vande Hei do të kthehet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor më vonë këtë muaj në bordin e një anijeje ruse Soyuz siç ishte planifikuar më parë.
Agjencia hapësinore kërkoi të riafirmojë të hënën se është ende duke punuar ngushtë me agjencinë ruse të hapësirës Rocosmos në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, pavarësisht nga tensionet gjeopolitike në rritje.
Vande Hei, i cili u nis në prill 2021, është planifikuar të bëjë udhëtimin e tij të kthimit më 30 mars. Ai do të ulet në bordin e anijes ruse Soyuz në Kazakistan, siç është zakon. Zyrtarët e NASA-s nuk thanë se do të kishte ndonjë ndryshim të rëndësishëm në planet për të rikthyer Vande Hei në Shtetet e Bashkuara pasi të zbriste.
”Operacionet e përbashkëta midis NASA-s dhe Roscosmos në objektet ruse në Baikonur, Kazakistan vazhdojnë të shkojnë mirë. Unë mund t’ju them me siguri se Mark po kthehet në shtëpi. në anijen ruse Soyuz.”- tha Joel Montalbano, menaxheri i programit të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor të NASA-s.
Për gati një dekadë, automjetet ruse Soyuz kishin qenë mjeti i vetëm për të çuar astronautët në dhe nga stacioni hapësinor. Kjo vjen pasi shefi i Roscosmos Dmitry Rogozin bëri disa postime të zjarrta në mediat sociale drejtuar SHBA-së, duke përfshirë një video të modifikuar shumë, pjesërisht të animuar që dukej se kërcënonte se astronautët rusë do ta braktisnin Vande Hein në hapësirë.