Rusia mohon akuzat e SHBA, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov: Nuk e përdorim gazin si armë

0

Bota është në prag të një krize të re, që lidhet me energjinë.

Këshilltari i Presidentit Joe Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha të enjten se “Rusia ka një histori të përdorimit të energjisë si një mjet shtrëngimi, si një armë politike” duke e akuzuar për krizën.

Por, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peshkov tha se Moska nuk ishte dakord me komentet. “Ne jemi të bindur se ky është një vlerësim i gabuar”, tha Peshkov në një konferencë shtypi.

Ai gjithashtu tha se ishin Shtetet e Bashkuara që, duke vendosur sanksione, tani po kërcënonin të kontribuonin në çekuilibrimin e tregut evropian të energjisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here