Bylykbashi: Dorëheqja e Bashës lehtësoi shqiptarët se panë që ekzistonka si veprim

0

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar pas dorëheqjes së Bashës duke thënë se nuk kishte vlerë për shkak se ky i fundit ishte shkarkuar në kuvendin e 11 dhjetorit.

Por nga ana tjetër, Bylykbashi tha se ky ishte një veprim që kishte lehtësuar shqiptarët të cilat kishin parë se ekzistonte veprimi i “dorëheqjes” nga një post drejtues.

Oerd Bylykbashi, deputet i PD: Nëse bashkimi lidhet me Bashën besoj se kjo u mbyll me 6 mars sepse e pamë se nuk e donin. Ndërsa sot dorëhqeja e tij nuk ka vlerë sepse është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Këto janë themelet e mëdha. Sot shqiptarët kanë dëgjuar se sot edhe Basha iku dhe janë lehtësuar dhe thonë shyqyr iku ky. Se është bërë për shyqyr. Unë mendoj se Basha nuk i mashtron dot me lëvizje duke menduar se është më i zoti se tjerët. Unë mendoj se ende mund të bëjnë komplotet e tjera brenda selisë. Këta e kanë hallin se kush do drejtojë atë copën e vogël në seli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu