Rusia shton Greqinë në listën e “vendeve jomiqësore”

0

RUSI- Qeveria ruse ka zgjeruar listën e vendeve jo miqësore ndaj Rusisë ndaj të cilave janë marrë kundërmasa. Në listë u shtuan Greqia, Danimarka, Sllovenia, Kroacia dhe Sllovakia. Dokumenti tregon numrin e punonjësve që ambasadat dhe konsullatat e këtyre shteteve mund të punësojnë në Rusi. Në bazë të këtij vendimi u caktua kufiri prej 34 personash për Greqinë , 20 për Danimarkën dhe 16 për Sllovakinë .

Sllovenia dhe Kroacia nuk mund të punësojë më staf vendor në misionet e tyre diplomatike dhe konsullore.

“Lista e miratuar nga qeveria nuk është përfundimtare dhe, duke marrë parasysh veprimet e vazhdueshme armiqësore të shteteve të huaja të drejtuara kundër misioneve ruse jashtë vendit, ajo mund të zgjerohet”, thuhet në deklaratë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu