Rusia tërheq të gjitha trupat nga bregu perëndimor i lumit Dnipro

0

Ministria e mbrojtjes ruse thotë se ka përfunduar tërheqjen e trupave nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin Kherson të Ukrainës, sipas agjencisë sëlajmeve TASS, shkruan skynews.

Në një konferencë ditën e sotme, ministria tha se të gjitha forcat dhe pajisjet ruse ishin dërguar në bregun lindor. Ai tha se tërheqja e trupave përfundoi në orën 5 të mëngjesit.

Ministria tha se nuk ka mbetur asnjë pjesë e vetme e pajisjeve ushtarake apo ndonjë ushtar në anën perëndimore të lumit, i cili përfshin qytetin e Kherson.

Gjithashtu tha se nuk kishte pësuar asnjë humbje të personelit ose pajisjeve gjatë tërheqjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu