Sa është shuma që do të shpërblehet familja e ushtarakut Xhevahir Jazaj?

0

Familja e ushtarakut Xhevahir Jazaj, i cili humbi jetën gjatë një misioni në Afganistan në janar të këtij viti, do të shpërblehet me 10 milionë lekë nga qeveria shqiptare.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se ky fond do të përballohet nga buxheti i vitit 2021. Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Ministria e Mbrojtjes.

Ushtaraku shqiptar Xhevahir Jazaj ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në Afganistan. 45-vjeçari ishte pjesë e Batalionit 2 në Herat dhe mbante gradën Major.

Vendim për kompensimin e veçantë të familjes së ushtarakut, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës në mision ushtarak jashtë vendit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 28, të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave vendosi

Kompensimin e veçantë të familjes së ushtarakut, major Xhevair Lefter Jazaj, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës në mision ushtarak jashtë vendit, në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.

Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga buxheti i vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, në programin buxhetor “Forca e luftimit”.

Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu