Sa legjitimë janë kryetarët e zgjedhur? Ja si e komenton Celibashi ZGJEDHJET e pjesshme!

0

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në konferencën për mediat u pyet edhe për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje dhe sa legjitimë janë fituesit si kryetarë bashkie.

Sipas tij, për të vlerësuar një proces zgjedhor, nuk është domosdoshmëri që të ketë një kufi të pjesëmarrjes.

Pas humbjes së zgjedhjeve nisin pakënaqësitë në PD, Salianji: Nuk jemi në rrugën e duhur, kemi humbur pasionin, opozita ka gjetur rehatinë!

“Në gjykimin e vlerësimin tim, i përkas grupit të atyre personave që angazhohen në procesin zgjedhor, që nuk është domosdoshmëri që të ketë kufi të pjesëmarrjes për t’i konsideruar zgjedhjet e vlefshme. Po ka të tjerë që mendojnë ndryshe. Ka argumente për të dyja pikëpamjet. Ta vlerësojë politika se si e kanë interesin dhe si ato mendojnë se është interesi i qytetarëve. Për mua edhe ata që nuk votojnë, kanë një shprehje të interesit të tyre politik”, tha ai.