Saga e investigimeve/ Mediat angleze dyndin në Elbasan për të mësuar fakte rreth Koçi Selamajt që dyshohet se vrau mësuesen në Angli

0

Prej disa ditësh mediat britanike janë dyndur në Elbasan për të mësuar fakte rreth Koçi Selamajt, të riut me origjinë nga ky qytet që dyshohet se vrau mësuesen në Angli. Por duket se është një rast mjaft i vështirë.
Sipas informacioneve, mediet janë interesuar tek familja, të afërmit, shkolla për të mbledhur të fakte rreth së shkuarës së tij. Megjithatë, sipas të dhënave kanë mundur të gjejnë fare pak kontakte.

Ndërkohë detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e mësueses Sabina Nessa nga 36-vjeçari shqiptar Koci Selamaj. Dyshohet se e reja u vra me një armë të gjatë 2 metra në një vrasje “të paramenduar”. Shqiptari Koci Selamaj, 36 vjeç akuzohet se sulmoi “dhunshëm” 28-vjeçaren Sabina Nessa ndërsa ajo shëtiste në park në jug-lindje të Londrës.

Gruaja e re u godit me një armë 2 metra të gjatë dhe më pas u dërgua pa ndjenja në park aty ku u gjet e mbuluar me gjethe pothuajse 24 orë pasi u sulmua.

Një ekzaminim post-mortor ende nuk ka konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes së saj, por sulmi u tha se kishte të bënte me “dhunë ekstreme”. Ndërkohë shqiptari i cili jetonte në Eastbourne u arrestua në qytetin bregdetar në orët e para të së dielës dhe u akuzua për vrasjen e saj të hënën.

Prokurori Alison Morgan QC i tha gjykatës se vrasja e mësueses ishte një sulm “i paramenduar dhe grabitqar” dhe nuk kishte asnjë detaj se i pandehuri e njihte viktimën e tij. Gjatë seancës, i pandehuri, i cili tashmë ka treguar se do të mohojë vrasjen, foli vetëm për të konfirmuar emrin dhe datën e lindjes së tij./Thesun


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu