Sali Berisha: “Edvin Kristaq Rama iu ka bërë më keq se çdo pushtues”

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka nisur takimin me demokratët e Shkodrës me një vlerësim për ta, duke i thënë se janë ata që kanë raportin me të vërtetën më të saktë dhe më të drejtë nga të gjitha qytetet tjera shqiptare.

“Më lejoni të përulem përpara martirëve të këtij qyteti. Ky qytet raportin me të vërtetën e ka pasur pamëdyshje më të drejtë dhe më të saktë se të gjithë shqiptarët. Është ky raport i shkodranëve që e ka bërë Shkodrën qytetin e sakrificave të mëdha për dinjitet kombëtar dhe për liri e dinjitet njerëzor. Është ky raport që e bëri Shkodrën epiqedër në antikomunizmit jo vetëm në Shqipëri por në Europë. Është ky raport që bëri që Shkodra të ketë martirë dhe dëshmorë për qëndresën kundër regjimit barbar komunist. Vij këtu psi Shkodra përjetoi gjatë 8 viteve të regjimit të narkoshtetit shqiptar një diskriminin që asaj nuk ia ka bërë asnjë pushtues tjetër. Në qëndrimin e qeverisë së Tiranës ndaj Shkodrës, në abuzimin e saj me taksat e këtij qarku dhe veriut, të diskriminuar me investime të pakryera. Asnjë pushtues tjetër nuk i ka bërë Shkodrës më shumë te keqe se Edvin Kristaq Rama. Po vija nga Tirana, gjysëm ore për të kaluar 7 kilometra Grykë Shishje e cila ishte planifikuar për tu përfunduar ky kalojnë 12 rrethe të veriut dhe Kosova sepse për ta veriu nuk ekziston. Sot po ndalem shkurtimisht ne rekordet më të zeza të kësaj qeverie, sot regjimi i Edi Ramës i katandisi nga qytetarët me rrogat më të larta në rajon em ato më të ulëta. Unë jam  marrë me statistikat, Shkodra ka njohur numrin më të madh të arrestimeve si në asnjë vend tjetër të planetit në kohë komunizmi pse nuk paguan tarifat e dritave”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu