Sali Berisha gati të nxjerrë dosjen: E vërteta e shpalljes “non grata” nga Britania e Madhe

0

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar nesër në mesditë do të mbajë një konferencë të posaçme për çështjen e shpalljes “non grata” nga Britania e madhe. Po ashtu, njoftohet se Berisha do zbulojë edhe tezat e ankimimit të vendimit që i është bërë “Home Office”.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mban një konferencë të posaçme për shtyp ku do të shtjellohen tezat lidhur me non grata-n britanike dhe ankimimin që i është bërë vendimit të Home Office,”-thuhet në ftesën e kryedemokratit për mediat.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu