Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj po kërcënohet me jetë.
Në një deklaratë për shtyp, Berisha theksoi se kërcënimet ndaj Ahmetajt vijnë nga “qelitë e burgjeve të Shqipërisë dhe zyrat e krimit të institucioneve shtetërore”.
Ish-kryeministri Berisha i kërkoi hetuesve që të marrin në mbrojtje ish-zyrtarin e lartë të PS-së dhe Ahmetaj të pranohet si bashkëpunëtor i drejtësisë.
Sali Berisha: “Kërcënimet me jetën e tij, fëmijëve dhe familjarëve të Ahmetaj, që vërshojnë nga qelitë e burgjeve të Shqipërisë dhe zyrat e krimit të institucioneve shtetërore, dëshmojnë qartë se Rama, Agaçi dhe Veliaj janë de facto dhe de juro, truri dhe ekzekutorët kryesorë të vjedhjes së shekullit.
Ju bëj thirrje hetuesve, prokurorëve, që janë janë të interesuar në zbardhjen e të vërtetës rreth kësaj të marrin masat për të mbrojtur familjarët, fëmijët por edhe vetë Ahmetajn. Të dërgojnë atje ku ndodhet ky i fundit grup hetuesish duke e pranuar si bashkëpunëtor të drejtësisë. Shqiptarët duan të marrin mbrapsht, qindra milion që ky grup i plaçkiti në këtë aferë.
Edhe njëherë theksoj se afera e djegësave është e vjedhjes së shekullit.”