Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur me bindje se mund ta mundë pasardhësin e tij Edi Rama, vetëm nëse vendoset në krye të Partisë Demokratike. Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion”, Berisha tha se do ta mundë Ramën, me votën e lirë të qytetarëve.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Po u zgjodhët kryetar i Partisë Demokratike, ju do jeni në betejë për të fituar zgjedhjet e ardhshme?
Sali Berisha: Absolutisht.
Blendi Fevziu: Do konkurroni me Edi Ramën?
Sali Berisha: Absolutisht dhe do e mund Edi Ramën.
Blendi Fevziu: Po si do ta mundësh? Se është çështje shifrash kjo…
Sali Berisha: Ashtu siç mundet me votën e lirë.