Sali Berisha mbërrin në PD, nuk provon që të hapë asnjë prej dyerve të selisë

0

Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me një grup mbështetësit kanë mbërritur në selinë e PD. Në ndryshim nga anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit në PD, Berisha nuk ka provuar që të hapë asnjë prej dyerve.

Gjatë ditës së sotme disa deputetë dhe anëtarë të Komisionit të Rithemelimit tentuan që të hynin në godinën e PD-së, por dyert nuk u hapën në asnjë rast.

Nesër do të mbahet një protest në selinë e PD-së, thirrur nga vetë Berisha, dhe sot ish-kryeministri pritet që të japë paralajmërimin e fundit për Lulzim Bashën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu