Elbasan/ Gjendet i vdekur në banesë një shtetas

0

Gjendet i vdekur në banesë një shtetas në Elbasan.

Burime për Infowebtv bënë me dije se në lagjen “5 Maji”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, nga fqinjët, në banesën ku jetonte me qira, shtetasi B. K., rreth 58 vjeç, banues në Patos, Fier.

I ndjeri njihej si përdorues alkooli.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, nga fqinjët, në banesën ku jetonte me qira, shtetasi B. K., rreth 58 vjeç, banues në Patos, Fier.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale, për shkak të konsumimit të lartë të alkoolit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu