Sali Berisha shpallet kryetar i ri i Partisë Demokratike

0

Sali Berisha është shpallur kryetari i ri i Partisë Demokratike.

Pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve, ai fitoi bindshëm ndaj rivalit Ibsen Elezi.

Që prej dorëheqjes nëntë vite më parë, Berisha rikthehet tashmë në krye të Partisë Demokratike, në një moment që e gjen këtë forcë politike të përçarë.

Mbështetësit e ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe një grup i konsiderueshëm deputetësh demokratë kanë bojkotuar të gjithë procesin e “rithemelimit” duke mos njohur as Kuvendin dhe Statutin e ri të partisë.

Fati i forcës politike më të madhe opozitare të vendit, megjithatë i mbetet Gjykatës së Tiranës, një proces që edhe ky është shoqëruar me kontestime të shumta.

Ndërsa Berisha nuk ka marrë parasysh paralajmërimet e ardhura SHBA dhe së fundmi nga Gjermania, se me rikthimin e tij, partnerët ndërkombëtarë do të ndërpresin bashkëpunimin me PD-në.

Rikthimi i Berishës në krye të PD-së vjen vetëm katër ditë nga një vjetori i shpalljes së tij dhe familjes së tij si persona “non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit me akuzat e rënda të korrupsionit masiv dhe pengimit të drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu