Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin pedagogët duke dalë nesër në protestë, e cilla do të zhvillohet në orën 11:00, para Universitetit Politeknik.
Më herët edhe pedagogët njoftuan për protestën kombëtare që do të mbahet nesër. Ata kërkuan edhe mbështetjen e studentëve në kauzën e tyre.
“Nesër në orën 11:00, para Universitetit Politeknik protesta e madhe kombëtare!
Të gjithë në Protestë!”, shkruan Berisha.
Ndërkohë Drejtoria e Tatimeve në Tiranë nisi sot një aksion për kontrollin e pagave të deklaruara të pedagogëve, pasi kryeministri Edi Rama u shpreh dje se pedagogët që punojnë në privat nuk deklarojnë pagat reale, ndaj sippa tij mund t’iu kontrollohej pasuria.