Për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ish-Kryeministri Sali Berisha ka masë sigurie detyrim paraqitje, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndodhet në arrest në burg.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha tha se ka folur në telefon me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Për këtë të fundit tha se ka moral të admirueshëm.
Blendi Fevziu: Me z.Malltezi keni komunikuar?
Sali Berisha: Sigurisht, dhe një moral të admirueshëm. E di ç’i thashë të atit mbrëmë? Duhet të jesh krenar me djalin. Ai ishte siç është. Nuk kalohet me procese politike, sepse nuk ka njeri në Shqipëri që thotë, më bëri presion, më kërkoi këtë. Të vetmen gjë që ka bërë ka zgjidhur problemin e atyre 42 familjeve dhe ka qenë ndërmjetës i shkëlqyer i pronarëve.