FIER– Deputeti Luan Baçi tha për mediat pas mbërritjes së Ervin Salianjit në burgun e Fierit se Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në krah të kolegut të tyre.
Baçi u shpreh se strukturat e degës së PD-së në qarkun e Fierit do të jenë në dispozicion të tij. Ai tha se Salianji është një i dënuar politik dhe se dënimi i tij është goditje ndaj opozitës.
“Në burgun e Fier vjen sot një koleg dhe mik i imi, koleg i PD i dënuar politikisht nga kjo mazhorancë dhe ky kryeministër. Absolutish do të jemi pranë tij dhe në krah të tij. Strukturat e degës së qarkut Fier do të jenë në dispozicion të tij. Është detyrimi ynë meqë institucioni u vuajtjes së dënimit të tij është në Fier. Kushdo mund të ishte sot në vend të tij. Salianji përveçse ka bërë një dënim që u vërtetua katërçipërisht i vërtetë, sepse vëllai i Xhafajt u dënua në Itali, si mund të themi që Salianji është dënuar me të drejtë. Është një i dënuar politik, është një goditje ndaj opozitës”, tha Baçi.