Salianji “përplaset” me Gjylametin: Po të ruaj shumë, je zonjë por mund të të flas…

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u përplas me deputeten e Partisë Socialiste, Blerina Gjylametin në emisionin “Now me Erla Mëhillin”.

Sipas tij, Gjylametit ja ndërrojnë zonën sepse nuk dinë ku ta çojnë, duke e ofenduar kështu se nuk ka nivel për debatin me të dhe se duhet të falënderojë emisionin që e ftojnë.

“Për nivelin tuaj meqenëse je zonjë unë nuk po të flas, por mund të të flas shumë mirë. Mund të të flas nga Pogradeci dhe nga gjithë elementët e tjerë. Të flas mirë zonjë për nivelin se ku, por mos hyr te këto se çfarë niveli. Nëse është çështje niveli, në debat unë me zor të pranoj ty, e kupton? Pra duhet të falënderosh Erlën edhe këta që vjen,” – u shpreh Salianji.

Sipas Gjylametit, komente të tilla vijnë sa herë që mungon argumenti. Ajo u shpreh se Salianji kishte nivelin për të shkuar edhe më poshtë në fyerje, ndërsa i kërkoi të mos e ruante fare me justifikimin se është zonjë, pasi nuk priste që biseda me të të kishte nivel, apo të respektohej debati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu