Kur na thonë se duhet të hash patjetër sallatën, përveç ushqyerjes ato kanë në mendje edhe vitaminat dhe mineralet.
Përveç frutave, sallata është mënyra më e mirë që të merrni nga perimet e freskëta vitamina dhe minerale.Duke i konsumuar të freskëta, vlerat e perimeve janë në nivelin e tyre më të lartë, ndaj edhe organizmi përfiton më shumë.
Ja cila është ajo më e këshillueshmja :
Spinaqi, rukola dhe kale janë plot me hekur, e ndërsa limoni, portokalli dhe speci të pasur me vitaminë C, ndërkohë panxhari është perimi i duhur për gjakun.
Duke i kombinuar bashkë ju krijoni një paketë të fuqishme e cila rigjallëron qelizat e organizmit.
Përbërësit
1 tufë me spinaq të vogël
1 tufë me rukola
1 tufë me kale
2 panxharë
2 portokalle
1 limon
2 speca të verdhë
1 spec i kuq
Vaj ulliri
Kripë
Përgatitja :
Si fillim vendosni përë zierë panxharin në një tenxhere të vogël me uje dhe pak kripë.Zhytini disa herë që të mbulohen plotësisht në ujë e më pas ndërrojeni ujin.Pasi t’i keni larë edhe këto me ujë me sodë buke ose kripë nisni t’i prisni me thikë.Agrumet do t’i përdorni bashkë me lëkurë pasi aty qëndrojnë edhe vlerat më të përqendruara.Pasi të keni shtuar edhe specat e kanë radhën panxharët.Qërojini nga lëkura dhe në fund hidhni vaj ulliri, pak kripë për shije dhe përziejini mirë.Lëreni sallatën të pushojë për 3-5 minuta kështu marinohet më mirë dhe më pas mjafton ta ndani me familjarët tuaj