Samir Tahiri sërish para SPAK? Gazetarja: Po kryhen hetime për një dosje tjetër ndaj ish-ministrit

0

Saimir Tahiri
Gazetarja Anila Hoxha tha se po kryhet një hetim tjetër ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Samiri Tahiri.

Pas rezultateve të disa bankave, ka nisur një hetim për një dosje tjetër ndaj tij dhe mund të merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.

“E kemi marrë vesh nga njerëz të politikës që me Kokën apo Dakon do të ndodhë diçka, nuk është standard. Ministrat janë të rëndësishëm kur kalojnë portën e asaj prokurorie, nga rezultatet m’u tha se 18 janë kryebashkiakë janë nën hetim në SPAK, për dy prej tyre mund të ketë rezultate, nuk mund ta themi. Hetimet që po bëhen ndaj Ceno Klosit për fshehje të ardhurave dhe pastrim parash, hetimi ndaj ish ministrit të Brendshëm Tahiri, kanë dalë rezultatet e disa bankave, po kryhen hetime për një dosje tjetër, do të kërkohet pyetja e tij nga SPAK”, tha Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu