Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm

0

Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen, ka vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria dhe Mali i Zi në rrugën drejt integrimit në BE.

Gjatë fjalës së saj pas përfundimti të samitit BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen tha se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë treguar një progres të jashtëzakonshëm gjatë vitit të kaluar.

Sipas saj vendet e ardhshme anëtare të BE-së duhet të jenë të qarta për rëndësinë dhe përgjegjësinë që duhet të ketë progresi dhe integrimi.

Ka patur  një progres të jashtëzakonshëm gjatë vitit të kaluar sidomos për Malin e Zi por edhe më Shqipërinë që sapo kemi hapur kapitullin e fqinjësisë së morë dhe ka një p-progres të jashtëzakonshëm. Zgjerimi funksionon dhe për pak ditë do përjetojmë 30 vjetorin e zgjerimit të vitet 1994 një nga zgjerimet më të mëdha.

Por vendet e ardhshme anëtare të BE-së duhet të jenë të qarta për rëndësinë dhe përgjegjësinë që duhet të ketë progresi dhe integrimi. Komisioni do i rishikojë mirë të gjitha proceset, është proces rigoroz, i bazuar në meritë. Jemi të gatshëm të mbështesim partnerët tanë që duan të ecin edhe më shpejtë.

Duhen reforma dhe investime. Kemi reforma shumë ambicioze për të zbatuar nga partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Këto reforma do të mbështeten me fonde. Kemi 300 milionë euro për të mbështetur reformat. Hapi i parë do të jetë integrimi i vendeve të BP  në tregun e përbashkët europian. Do ta bëjmë akoma më të lehtë dhe më funksionale, kalimin e kufijve.

Do të japim më shumë akses me kosto më të ulëta të kapitalit financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do të bashkohen në këto iniciativa vitin që vjen dhe vendet e tjera më pas. Ajo që u vendos në procesin e Berlinit është e rëndësishme që lidhen me ECOMERC dhe duhet të thyejnë dhe barrierat mes kapitalit njerëzor”, u shpreh Von der Leyen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu