Samiti në Hiroshimë, liderët e G7 bien dakord për më shumë sanksione kundër Rusisë

0

JAPONI- Liderët e G7 në samitin që po zhvillohet sot në Hiroshimë në Japoni, kanë rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen ndaj Ukrainës duke rënë dakord për më shumë sanksione kundër Rusisë. G7 synon të sanksionojë kryesisht tregtinë ruse, në mënyrë që Rusia të reflektojë dhe të ndalojë luftën e përgjakshme në Ukrainë, shkruajnëmediat e huaja.

Takimi i këtij viti do të mbahet nga data 19 deri më 21 maj në Hiroshimë të Japonisë, që në vitin 1945 ishte qyteti i parë që u bombardua me armë bërthamore. Këtë vit, në mesin e të ftuarve janë udhëheqësit e Australisë, Brazilit, Ishujve Kuk për Forumin e Paqësorit, Indisë, Indonezisë, Koresë së Jugut e Vietnamit. G7-ta dhe shtetet e tjera perëndimore po përpiqen t’i forcojnë aleancat, të arrijnë te Jugu Global dhe ta mbrojnë ndikimin e tyre në tkurrje, pasi Kina dhe Rusia po përpiqen të depërtojnë ekonomikisht dhe të nxisin alternativa ndaj rendit ndërkombëtar ekzistues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu