Sampdoria transferon ish-sulmuesin e Real Madrid, sot vizitat mjekësore

0

Jese Rodriguez është gati të bëhet një futbollist i ri i Sampdorias.

Klubi italian ka finalizuar marrëveshjen me sulmuesin spanjoll, aktualisht i lirë, i cili tashmë ndodhet në Genoa për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.

Jese do të zyrtarizohet nga Sampdoria pasi mbrojtësi Colley të zyrtarizohet te Besiktas. Sampdoria pritet të zyrtarizojë këtë nënshkrim së shpejti.

Jese ka qenë pjesë e Real Madrid dhe PSG, ndërsa së fundmi ka luajtur në Turqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu