Sapo ishte kthyer nga Londra, elbasanasit i përlajnë paratë dhe sendet me vlerë

0

 

Banesa e një emigrant në fshatin Muçaj të Elbasanit është grabitur këtë fundjavë nga persona ende të paidentifikuar.

Burimet bëjnë të ditur se autorët kanë grabitur një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë dhe parash në banesën e tij ndërsa dyshohet se me grabitësit ka bashkëpunuar një i afërm i pronarit të shtëpisë.

Policia po punon për identifikimin dhe kaphen e autorëve të grabitjes e cila ka alarmuar familjen e emigrantit të kthyer nga Londra pranë prindërve të tij në fshatin Muçaj.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia ndërsa thuhet se autorët kanë hyrë në banesë të maskuar dhe të armatosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu