“Sapo më panë qëlluan…”, zbardhen detajet nga kërcënimi i policit në Lezhë, u kundërpërgjigj me armë nga mjeti i tij

0

Policia e Lezhës ka dalë me një njoftim në lidhje me kërcënimin me armë ndaj një efektivi,. Ky i fundit sapo ka dalë nga banesa dhe ishte nisur për punë, ka parë dy shtetas të armatosur, të cilët kanë qëlluar me armë në ajër.

Ndëkohë efektivi 23-vjeçar është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë nga brenda mjetit të tij. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Rruga e Sanxhakut”.

“Rreth orës 21:00, të mbrëmjes së kaluar, punonjësi i Policisë, shtetasi Dhurim Metko 23 vjeç, banues në Laç, me detyrë inspektor i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lezhë, ka kallëzuar se sapo ka dalë nga banesa, për në punë, me automjet privat, ka parë në rrugë, në vendin e quajtur “Rruga e Sanxhakut”, 2 shtetas të armatosur, të cilët sipas dëshmisë së 23-vjeçarit, sapo e kanë parë atë, kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Në një situatë të tillë, punonjësi i Policisë është kundërpërgjigjur, duke qëlluar nga brenda automjetit të tij, me armën e shërbimit.Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë shtetas”- njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu