“Sapo populli futet në shtëpi, gjoba i vjen mbi xhamin e makinës”

0

Gazetari Artan Hoxha përmes një statusi në facebook, ka publikuar një video ku paraqitet vendosja masive e gjobave nga ana e policisë Bashkiake, pas futjes së orës policore dhe izolimit të njerëzve në banesë.

Hoxha thekson se qytetarët për t’i shpëtuar gjobave të Policisë së Shtetit detyrohen të kthehen në shtëpi para orës 8, ndërkohë që nuk mynden t’i shpëtojnë dot vendosjes së gjobës nga ana e policisë bashkiake.

Hoxha shprehet se të vetmet makina të pa gjobitura nga ana e policisë Bashkiake janë dy mjete, njëri i KLSH-së dhe tjetri i Gardës.

Postimi i plotë: Në oren 20:00 fillon ora policore. Populli mbyllet në shtepi. Te vetmit në rruge, jane pastruesit e bashkise, ndonje patrulle policie, ndonje ambulance nga ato të Covid19…

Por sapo populli futet në shtepi, qe te mos e gjobise në rruge Policia e Shtetit, gjoba i vjen mbi xhamin e makines nga policet bashkiake të Lalit…

Ky eshte vetem nje segment 100 metra në rrugen “Rrapo Hekali”, në zonen e Kodres se Diellit. Nje zone me dendesi popullsie dhe ndertimesh, si zona e Lumit Jance në Kine.

Vertet gjate nates dhe gjate ores policore nuk ka qarkullim, por kjo vlen per qytetaret, jo per policet e bashkise, qe të gjobisin me 30 mije leke në xhamin e makines.

Po thuaj gjate gjithe dites kjo qendron gjysme e bllokuar nga parkimet, por “çunat e bashkise” nuk duken.

Popull, 25 prilli eshte afer.

Nese harroni faturat e gjobaxhinjve te bashkise, te xhami makines, nuk ua ka kush fajin!!!!

Nese i shikoni me vemendje pamjet, të vetmet mjete qe nuk jane gjobitur jane dy mjete me simbole të institucioneve shteterore. Njera eshte me simbolin e Kontrollit të Larte të Shtetit dhe tjetra e Gardes…

“Gjoba të mbara” gjobaxhinj te bashkise…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu