Sara Karaj publikoi foton në plazh dhe komentet negative nuk kishin të sosur

0

Ditët e nxehta dhe ardhja e verës nxisin këdo të shkojë për tu relaksuar në plazh, por shqetësimet që ndjekin çdo vajzë janë format trupore dhe paragjykimi i kujtdo në rrjetet sociale apo në përditshmëri, shkruan InfoWebTv.

Pre e këtyre paragjykimeve ka rënë dhe Sara Karaj, një figurë mjaft e njohur për publikun. E shfaqur në rrjetet sociale si një person pa komplekse dhe e thjeshtë në atë ç’ka vendos të postojë, Sara ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një foto që jo të gjithë përdoruesit e njohur të Instagram do guxonin ta shpërndanin foton pa ndërhyrë me modifikime dhe filtra pafund.

Ajo ka publikuar një foto në plazh ku shfaqet e lumtur dhe e relaksuar. Menjëherë ndjekësit paradoksalë kanë vërshuar me komentet e tyre negative duke theksuar dhe evidentuar celulitin në trupin e vlogeres shqiptare.

Komentet negative në Instagram ndaj personazheve të njohur duket se do të jenë gjithmonë të pranishëm.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu