Sara Zekaj: “Fushatën time e mbështes me ndihmën e familjes dhe vetëfinancim. Është një fushatë modeste dhe frymëzuese”

0

Në një intervistë të sinqertë, kandidatja për deputete e Partisë “Mundësia”, Sara Zekaj, tregoi për mënyrën si po realizon fushatën e saj elektorale.

E pyetur se si po përballon kostot e fushatës, Sara u shpreh: “Po bëj një fushatë modeste dhe frymëzuese në mënyrën time. Partia ‘Mundësia’ vetëfinancohet, sepse si një forcë e re politike nuk ka marrë fonde publike nga KQZ-ja. Një pjesë të shpenzimeve e mbuloj vetë dhe një pjesë tjetër me ndihmën e partisë.”

Ajo shtoi se mbështetjen më të madhe e ka marrë edhe nga familja e saj e madhe, veçanërisht nga të afërmit që jetojnë jashtë vendit: “Hapa një llogari bankare për këtë qëllim dhe i thashë xhaxhait, kushërinjve, miqve në Greqi e Itali që të më ndihmonin. Tani është momenti i tyre për të më mbështetur.”

Sara Zekaj theksoi se kjo mënyrë modeste dhe transparente e financimit është në përputhje me frymën e Partisë “Mundësia” dhe vlerat që ajo përfaqëson.