Sarandë/ 53-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, çfarë dyshohet

0

Një 53 vjeçar, banues në lagjen nr. 3, Sarandë, është gjetur në banesë pa shenja jete.

Policia sqaron se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se 53-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ndërrimit të jetës.