Sazan Guri vetëshpall kandidaturën për President

0

TIRANË– Ambientalisti Sazan Guri ka vëtashpallur kandidaturën për President të Shqipërisë. I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, Guri bëri një rezyme të vetes së tij dhe tregoi arsyen që e shtyu të merrte këtë vendim. Guri shtoi se të dy fiset e tij si nga nëna dhe babai janë fise që vijnë nga bejlerët duke thënë se të mirat që ata i kanë bërë vendit janë të shumta dhe ai nuk ka si të jetë një njeri ndryshe.

Sipas Gurit, një president apo një pozicion i lartë shtetëror varet shumë jo nga arsimi, por nga ADN e brendshme që i kanë lënë të parët e vet. Për gjininë, ai thotë se nuk bëhet dot grua, siç edhe pretendohet të jetë Kreu i radhës i Shtetit, por sugjeron që përzgjedhja të bëhet bazuar në merita.

“Para se të merrja këtë vendim i bëra një autoportret dhe intervistë vetes, dhe këtë gjë munda ta rishikoja nga e kaluara e largët. Unë kam shumë kohë që merrem krahas profesionit si inxhinierë që krahas avokatisë mjedisore, kërkimeve dhe studimeve, zgjodha këto 15 vjet ti kushtohem dhe historisë dhe kam zbuluar si nga fisi i nënës dhe babait janë fise bejlerësh që po të jenë në vende të tjera do të quheshin baron, kont etj. Sepse ato që ata i kanë dhënë vendit janë të shumta. Është hera e parë që po bëj diçka për veten, sepse besoj se një president apo një pozicion i lartë shtetëror besoj shumë te arsyetimi i tij, jo nga arsimi, por nga ADN e brendshme që i ka lënë të parët e vet. Nëse të parët kanë qenë me probleme, të jesh i sigurtë, që nëse prindi ka vrarë veten dhe fëmija atë hap ndjek, merr shembullin e babait. Unë e ndjej këtë gjë, tolerancën, dashurinë për njerëzit, natyrën unë i dua vërtet. Kam qenë shumë i duruar sepse mënyrën që ai ka bërë gabim ja kam thënë shumë butë dhe ëmbël, kam dash që liria e vërteta dinjiteti të zënë vend, kjo ka qenë lufta ime. Tani unë grua nuk bëhem dot,”- ka thënë Guri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu