Se kishit imagjinuar? Emmanuel Macron “mahnit” plazhistëtme trupin e tij me muskuj

0

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, kanë kaluar fundjavën në Rivierën Franceze, në rezidencën presidenciale Fort de Brégançon.

Çifti u pa në momente relaksi, me Macron-in që provoi Jet Ski dhe Brigitte-n që shijonte diellin në kuvertë me mikeshat e saj.

Ky paraqitje vjen pas disa episodeve të pazakonta mes çiftit që tërhoqën vëmendjen e mediave. Në një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, Brigitte injoroi dorën e Macron-it duke preferuar parmakët e shkallës, ndërsa në Vietnam u pa duke e shtyrë lehtë me duar.

Presidenti e quajti thjesht “shaka mes tyre”, duke theksuar se e kanë zakon të ngacmojnë njëri-tjetrin.

Pas deklaratave të tij të fundit që ndezën debat në skenën politike europiane, presidenti francez Emmanuel Macron duket se ka zgjedhur edhe një mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen.

Mediat franceze raportojnë se Macron është shfaqur në publik me një energji të re, jo vetëm në diskursin politik, por edhe në paraqitjen e tij fizike. Thuhet se presidenti ka shtuar orët e palestrës në rutinën e përditshme, duke i dhënë trupit të tij një formë më atletike.

Madje, burime pranë Elysee kanë zbuluar me humor se “Macron është duke punuar për six packs-in e tij po aq sa për reformat politike”.