Seanca ndaj Berishës, GJKKO cakton dy avokatë kryesisht

0

Kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, dy avokatët e caktuar nga shteti për seancën e kësaj të enjtje, në orën 10:00, për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me akuzat ndaj tij për korrupsion pasiv, për privatizimin e ish kompleksit sportiv, “Partizani”.

Avokatët që kanë mbërritur janë Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia.

Në njoftimin e prokurorisë,  Berisha akuzohet se ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Sipas SPAK, Sali Berisha i cili në atë kohë mbante postin e kryeministrit, ka ushtruar presion ndaj administratës për përfundimin sa më parë të procedurave të privatizimit të ish-klubit Partizani nga i cili dhëndri i tij ka përfituar rreth 5.4 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu