Seanca në Kuvend, kjo është marrëveshja e rëndësisë së veçantë që do të diskutohet

0
SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

Gjatë seancës së sotme në Kuvend do të diskutohet në lidhje me ndryshimet e marrëveshjes së Shqipërisë me kompaninë Pfizer. Seanca që do të nisë në orën 10:00, pritet të sjellë dhe debate mes palëve, ndërsa kjo marrëveshje është mbajtur e fshehtë nga ana e qeverisë, nën petkun e sekretit tregëtar.

Në seancën e sotme pritet që të jetë i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, i cili dje ka qenë pjesë e samitit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të Urdhrit nr.9, datë 5.10.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 16.09.2021 dhe 23.09.2021. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2.Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3.Akt Normativ nr. 29, datë 13.9.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3 datë 18.1.2021”. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu